
Papa: dimri edhe në kishë, të kthehemi tek rrënjët - vatican news
Vaticannews is ON AIR - VIEW NOW
Please note: this is Beta feature.
Play all audios:
Vihuni "për udhë", me "guximin" që vjen nga Shpirti Shenjt Zot dhe nga me "forcën krijuese" të Apostullit të popujve, Shën Palit. Ky është rekomandimi që Papa
Françesku u drejtoi gjashtëdhjetë motrave pjesëmarrëseve të Kapitullit të 11-të të Përgjithshëm të Institutit ‘Pia Società Figlie di San Paolo’ R.SH.- VATIKAN Vihuni "për udhë", me
"guximin" që vjen nga Shpirti Shenjt Zot dhe nga me "forcën krijuese" të Apostullit të popujve, Shën Palit. Ky është rekomandimi që Papa Françesku u drejtoi
gjashtëdhjetë motrave pjesëmarrëseve të Kapitullit të 11-të të Përgjithshëm të Institutit ‘Pia Società Figlie di San Paolo’, gjatë audiencës së sotme paradite, në sallën Clementina në
Vatikan. Në muajin e jashtëzakonshëm misionar që kemi filluar, Papa i këshilloi motrat rregulltare, nga 52 vende të ndryshme të botës, të "dalin, të nisen për udhë pa humbur kohë",
për t’ua komunikuar "me jetë dhe me vepra apostolike Lajmin e Mirë (Ungjillin) burrave dhe grave të botës së sotme.” "Ftohtësia e shoqërisë, që nganjëherë gjendet edhe brenda
Kishës e madje edhe në vetë jetë e përkushtuar rregulltare, na shtyn të shkojmë tek rrënjët, për t’i jetuar rrënjët”, tha Papa, në audiencë, me motrat rregulltare ‘Bijat e Shën Palit’. Po
nuk duhet të harrojmë se "dimri, që gjendet edhe në Kishë, e madje edhe në jetën e përkushtuar rregulltare, nuk është kohë shterpësie e vdekjeje – nënvizoi Ati i Shenjtë Bergoglio -,
por është një kohë e volitshme që na mundëson të kthehemi tek thelbësorja. Shumë thonë se jeta e përkushtuar rregulltare po kalon një kohë dimri. Mund të jetë kështu, ndoshta, sepse
vokacionet (thirrjet e shenjta) janë pakësuar, mosha mesatare në institutet e jetës së përkushtuar rregulltare ka avancuar dhe besnikëria ndaj impenjimeve të marra me kushtet e jetës së
përkushtuar rregulltare nuk është gjithmonë ajo që duhet të jetë. Në këtë situatë, sfida e madhe është ta kalojmë dimrin për të lulëzuar përsëri me forcën e Shpirtit Shenjt e për të sjell
fryte”. Papa u ndal te domethënia e fjalës "dhembshuri", tek dhembshuria e Krishtit Zot, për të nënvizuar rëndësinë që ka veprimtaria e motrave të pranishme në realitetin
bashkëkohor: _Të jesh misionare me dëshminë e jetës së përqendruar në Krishtin, në veçanti, për ju, që realitetin e sotëm bashkëkohor kaloni përmes prodhimit editorial, dixhital dhe
multimedial si dhe, përmes promovimit të formimit kritik për përdorimin e mediave dhe përmes promovimit dhe animacionit biblik._ _E gjatë dhe e frytshme është rruga që keni përshkuar. Dhe e
gjatë është rruga që mbetet për t’u përshkuar. Ushqehuni me bukën e Fjalës së Zotit, vazhdoni të ecni përpara, në mesin e dritave dhe hijeve të kontekstit kulturor në të cilin jetojmë -
rrezikoni, rrezikoni! -, jini besnike ndaj perspektivës tuaj, që do të thotë, në rend të parë jo gjykimit moral, por kërkimit të mundësive për të mbjellur Fjalën e Zotit, me
"krijimtarinë" e komunikimit. Duke interpretuar etjen dhe urinë e bashkëkohorëve tanë: etjen për Zotin, urinë për Ungjillin. Dhe të gjithë këtë me shoshitje dhe empati që nisen nga
besimi në Zotin, Hyjin e historisë. Në këtë kontekst ju inkurajoj ta rigjallëroni dhuratën e fesë, duke e lënë veten të ndriçoheni nga Fjala e Zotit_. Sepse ajo, përfundoi Papa, është
"qendra" e jetës personale dhe e jetës së komunitetit të motrave rregulltare, "në liturgji dhe në lectio divina", duke mbajtur përherë " të ndezur" shpirtin
apostolik.