
Thirrja e françeskut për refugjatët në libi dhe viktimat e afrikës jugore - vatican news
Vaticannews is ON AIR - VIEW NOW
Please note: this is Beta feature.
Play all audios:
Pas lutjes mariane të Mbetëreshës Qiellore, Papa iu drejtua bashkësisë ndërkombëtare, duke i kërkuar mbrojtje për refugjatët në Libi dhe ndihma për njerëzit e dëmtuar rëndë nga përmbytjet,
në Afrikën Jugore. R. SH. - VATIKAN Pas lutjes së Mbretëreshës Qiellore të kësaj së Diele II të Pashkëve, Papa Françesku u kujtoi besimtarëve dhe shtegtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën
Pjetrit, lumnimin e djeshëm, në La Rioja të Argjentinës, të të lumëve Enrique Angel Angelelli, ipeshkëv dioqezan; Carlos de Dios Murias, françeskan konventual; Gabriel Longueville, meshtar
francez fidei donum dhe Wenceslao Pedernera, katekist. “Këta martirë të fesë - kujtoi Papa - u persekutuan për shkak të drejtësisë dhe të dashurisë ungjillore. Dëshmia e tyre - uroi akoma -
i ndihmoftë posaçërisht ata, që punojnë për një shoqëri më të drejtë e më solidare”. THIRRJE PËR REFUGJATËT E BURGOSUR NË LIBI Pastaj, një mendim për refugjatët në Libi: “Ju ftoj të
bashkoheni me lutjen time për refugjatët që ndodhen në qendrat e burgimit në Libi, ku situata, edhe kështu e rëndë, po bëhet gjithnjë më e rrezikshme nga konflikti, në vijim. Bëj thirrje
që, posaçërisht gratë, fëmijët e të sëmurët të evakuohen sa më shpejt që të jetë e mundur përmes korridoreve humanitare”. LUTJA PËR VIKTIMAT E PËRMBYTJEVE NË AFRIKËN JUGORE Së fundi, Papa
kërkoi lutje për viktimat e për ata që pësuan dëme të rënda nga shkaku i përmbytjeve që, kohët e fundit, e dëmtuan Jugun e Afrikës: “Edhe këtyre vëllezërve tanë - përfundoi - uroj të mos u
mungojë solidariteti ynë dhe ndihma konkrete e bashkësisë ndërkombëtare”.