Nikaragua. Jezuitëve u revokohet statusi juridik: terror dhe shtypje në vend

Nikaragua. Jezuitëve u revokohet statusi juridik: terror dhe shtypje në vend


Vaticannews is ON AIR - VIEW NOW

Please note: this is Beta feature.


Play all audios:

Loading...

         Provinca e jezuitëve në Amerikën Qendrore dënon ashpër dispozitën, me të cilën autoritetet e Nikaraguas i revokuan Shoqërisë së Jezusit statusin juridik. Në një deklaratë të datës


23 gusht, jezuitët dënojnë "sulmin e ri" kundër urdhrit rregulltar të themeluar nga Shën Injaci i Lojolës, akt, që bën pjesë në politikën e terrorit kundër popullsisë së Nikaraguas dhe në


"shtypjen sistematike të qeverisë Ortega në nivel kombëtar". Një grup ekspertësh, ngritur nga OKB-ja, e ka klasifikuar tashmë atë si “krim kundër njerëzimit".


Sipas Provincës së jezuitëve në Amerikën Qendrore, qeveria synon "vendosjen e një regjimi totalitar", për të cilin kanë përgjegjësi presidenti dhe zv.presidenti i Nikaraguas, fajtorë për


pengesat kundër “pavarësisë dhe neutralitetit të pushtetit gjyqësor". Deklarata për shtyp fton krerët e vendit ta ndalin represionin dhe të favorizojnë "një zgjidhje të arsyeshme, në të


cilën të mbizotërojë e vërteta, drejtësia, dialogu, respektimi i të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit".


Përveç kësaj, kërkohet respektimi i plotë i lirisë dhe i identitetit të jezuitëve dhe të njerëzve, që bashkëpunojnë me ta. Shoqëria e Jezusit në Nikaragua bashkohet me "mijëra viktimat e


vendit, që presin drejtësi dhe shpërblim për dëmet e shkaktuara nga qeveria aktuale". Gjithashtu, ajo shpreh "mirënjohjen për mbështetjen dhe solidaritetin” e popullsisë, pas persekutimit


nga ana e autoriteteve.


Dispozita e qeverisë vendos që pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme të Shoqërisë së Jezusit t'i transferohen shtetit. Ashtu si në rastet e tjera të revokimit të statusit juridik që nga


viti 2018, vendimi u mor pa përfunduar procedurat administrative të përcaktuara me ligj. Jezuitëve nuk u jepet mundësia për t'iu drejtuar një gjyqtari të paanshëm.


Para kësaj mase të fundit represive, rreth një javë më parë, qeveria Ortega, nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit, pati konfiskuar Universitetin Amerikanoqendror të Nikaraguas (UCA),


themeluar nga jezuitët, së bashku me rezidencën e Shoqërisë së Jezusit në Managua, pa i lejuar ata, që banonin aty, as të merrnin sendet personale. Vetëm pesë ditë më parë, më 19 gusht, u


mbush një vit nga arrestimi i imzot Rolando Álvarez, ipeshkëv i Matagalpës dhe administrator apostolik i Estelí, i dënuar pa gjyq me 26 vjet burg, me akuzën e komplotit kundër integritetit


kombëtar dhe të përhapjes së lajmeve të rreme. Që atëherë, në vend, janë shtuar persekutimet kundër Kishës Katolike.